Deçani përgatitet për mbajtjen e testit PISA

DeçanPostuar: 13:26 / 12.04.2018

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj mbanë takim më DKA-në dhe Shkollat që do të jenë pjesë e testit.

25 Prilli do të jetë data e mbajtjes së testit ndërkombëtar PISA, pjesë e secilit test do të jenë 119 nxënës të katër shkollave të komunës së Deçanit.

1. Gjimnazi "Vëllezërit Frashëri" Deçan - 42 nxënës

2. SHMTP "Tafil Kasumaj"  Deçan -  42 nxënës

3. SHFMU "Lidhja e Prizrenit" Deçan - 25 nxënës

4. SHFMU "Bajram Curri"  Strellc i Epërm -10 nxënës

Duke pesë parasyshë rëndësinë e testit PISA në nivel republike, kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, takoi sot drejtorin e DKA-së Qazim Maloku, koordinatorin e DKA-së për këtë test, Zeqë Malaj, drejtorët e shkollave të lartshënuara Bekim Vishaj, Zenel Kasumaj, Betim Qorraj, Bashkim Berisha, dhe koordinatorët e cilësisë në kudër të shkollave, takim ky informues lidhur më përgatitjet si dhe gatishmërinë e kryetarit të komunës të ndihmoi procesin për mangësitë eventuale që dolën nga ky takim si dhe mbështetjen e pa rezerve  te të gjitha strukturave që ky test të dalë i suksesshëm.

Si konstatim doli se ka një sensibilizim dhe përgatitje shumë më të mirë se sa testi paraprak por nuk do të duhet ë neglizhohej për as një moment ndonjë detaj i cili do ta zvoglonte rezultatin të cilët po e presim neve si komunë në veçanti dhe si Republike e Kosovës në përgjithësi. /InfoKomuna/