Fermerët e Deçanit trajnohen për mbajtjen e shënimeve në fermë

DeçanPostuar: 11:14 / 21.11.2017

Në kuadër të trajnimeve për muajin nëntor të shërbimeve këshillimorë të organizuar nga Qendra Informative Komunale për Bujqësi u mbajt trajnimi i dytë më radhë më temën "Mbajtja e shënimeve në fermë".

Pjesëmarrja e fermerëve ishte e kënaqshme të cilët patën rastin nga trajnerët të mësojnë më shumë për mbajtjen e shënimeve në fermë.

Mbajtja e shënimeve në fermë do të jetë një kusht dhe një obligim për të gjithë fermerët prodhues si nga pemëtaria, bletaria, blegtoria etj, raporton InfoKomuna.

Trajnerët treguan për rendësin e librit të mbajtje së shënimeve që do te jete një projekt  dhe do të përfshihen të gjithë fermerët prodhues. Mbajtja e shënimeve në fermë  është një kriter i zhvillimit të bujqësisë dhe proces qe kërkohet në aderim në BE tregon Bajram Çeku , këshilltar Publik nga QIKB-ja.

Përmes këtij projekti fermerët do të njoftohen me përmbajtjen e librit të fermës përdorimin e tije dhe do të jetë kusht që më projektet e ardhshme-grandet do të jetë si kriter që fermeri të ketë këtë libër ku ka mbajtur shënime se paku dy vite.

Përmbajtja e këtij libri përfshinë asetetë që disponon fermeri-kapacitetet, shpenzimet, fuqinë punëtore të angazhuar, dhe përfitimi brenda një viti, të gjitha hyrje-daljet duhet të jenë të shënuara.

Në vitin 2017 janë furnizuar më librin e fermës 8 fermer nga Komuna e Deçanit, ky projekt do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme ku në vazhdimësi do të pajisen të gjithë fermerët prodhues më ketë libër nga QIKB-ja. /InfoKomuna/