Isniqi i Deçanit bëhet me ujë të pijshëm

DeçanPostuar: 12:23 / 22.08.2017

Ushturesi i detyrës së kryetarit të Deçanit, Sami Cacaj, në bashkëpunim më kompaninë rajonale "Hidrodrini" kanë siguruar një burim të ri të ujit të pijes për banorët e fshatit Isniq.

Banorët e fshatit Isniq tashmë do ta zgjidhin problemin e ujit të pijes pas një pune intensive të kompanisë "Hidrodrini" dhe institucionit komunal që njëherë e përgjithmonë të bëhet zgjidhja e këtij problemi.

Sipas Nazmi Selmanaj, drejtori kompanisë "Hidrodrini' në Deçan  është ber një punë jashtëzakonisht e madhe për sigurimin e këtij burimi nga ekspertët e kësaj kompanie.

"...por edhe falë bashkëpunimit të mirë më institucionin komunal, konkretisht me u.d. kryetarit, Sami Cacaj, i cili në çdo kohë ka qen i gatshëm që të na mbështet më kërkesat tona dhe falë një punë intensive është siguruar ky burim i ujiti cili gjendet vetëm 500m larg burimit ekzistues të ujit të pijes për  fshatin Isniq ku sipas ekspertëve  ky burim ka rreth 25 L uji në sekondë dhe me kyçjen e këtij burimi në ujësjellësin ekzistues nuk do të ketë më probleme për ujin e pijes për banorët e fshatit Isniq", tha ai.

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.