KFOR-i italian ndihmon personat me nevoja të veçanta në Deçan

DeçanPostuar: 15:05 / 30.08.2017

Ushtarët e kontingjentit italian të KFOR (Kosovo Force) kanë përfunduar një projekt CIMIC-it për të ndihmuar Shtëpinë Rezidenciale për persona më nevoja të veçanta në Deçan.

Për të siguruar këtë fonde ishte organizuar një aktivitet më 12 gusht i quajtur "Charity Pizza" në Camp Film City në bashkëpunim me Elementin Kombëtar të Mbështetjes, transmeton InfoKomuna.

Drejtoresha e kësaj Shtëpie Hane Lekaj-Berisha kohë më parë ishte drejtuar nëpërmjet stafit italiane e CIMIC dhe zyrës ndërlidhëse të Ekipit Monitorues LMT-së më anë të një kërkese për ndihmë  në gjëra të nevojshme për këtë qendër.

Me shumën e ngritur në sajë të bashkëpunimit dhe bujarinë e personelit të KFOR-it ishte e mundur për të dhuruar pajisje mjekësore të tilla si karrige me rrota dhe anti-plagë nga të ndënjurit e gjatë në shtrat dyshekë, pajisje, karrige, batanije,tavolina makin për larje të rrobave etj.

Më ketë raste drejtoresha Hane Lekaj Berisha  shprehu mirënjohjen e sajë ndaj KFOR-it për gjest solidariteti duke duruar këtë donacion.

Për dorëzimin e këtij donacioni i pranishëm ishte edhe Colonel Francesco Randacio, përfaqësues të LMT-së, drejtori i Administratës Komunale Bashkim Ramosaj, drejtori i shërbimeve publike Izet Zenuni, drejtoresha për buxhet dhe Financa Syzan Mustafaj dhe zyrtarë të tjerë.

Se ka qen mesë i nevojshëm ky donacion për ketë shtëpi e kanë vlerësua pos KFOR-it edhe zyrtarët komunalë.

Ndryshe ky projekt CIMIC-it është pjesë e një sërë aktivitetesh dhe iniciativash të promovuar nga KFOR-it  në favor të popullatës lokale te të gjitha etnive dhe kulturave./InfoKomuna/

Komente: 0 Parashikimi i moti për katër ditë 09:29 / 17.11.2017 Vorbulla ciklonike që ka depërtuar mbi Itali, me të ftohtin dhe reshjet e borës që solli në disa pjesë të rajonit, ditëve në vijim do të zhvendoset në lindje në jug të rajonit tonë dhe do të vazhdojë të sjellë në vendin tonë kushte për mot...
Komente: 0 Dënohen me 21 vjet burgim aktivistët e Vetëvendosjes 13:28 / 17.11.2017 Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë deputetin e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, si dhe tre aktivistët e tjerë të kësaj partie, Atdhe Arifi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti, të cilët akuzoheshin për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
SuharekëKomente: 0 Asllanaj premton dyfishim të numrit të të punësuarve në Suharekë 13:46 / 17.11.2017 I bindur se qytetarët e Suharekës do ta mbështesin edhe për një mandat qeverisës, kryetari aktual i kësaj komune nga radhët e LDK-së, Sali Asllanaj ka vendosur që garës për balotazh t’i hyjë pa bërë koalicion me ndonjë subjekt tjetër.