Komuna e Deçanit, thirrje për qytetarët që të kenë kujdes ndaj COVID - 19

DeçanPostuar: 12:12 / 27.03.2020

Në Komunën e Deçanit nuk ka të evidentuar asnjë rast të infektuar me virusin COVID - 19, i cili është përhapur në disa komuna të Kosovës.

Andaj zyrtarët e Komunës së Deçanit u bëjnë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të bëjnë kujdes të shtuar, në mënyrë që ta ruajnë veten dhe të tjerët.

Njoftimi i plotë i Komunës së Deçanit:

"Të nderuar qytetarë të Deçanit,
Në komunën tonë situata po vazhdon të jetë nën kontrollë dhe nuk kemi të evidentuar asnjë rast nga Deçani me virusin COVID-19, andaj ju lutem qytetarë që të bëjmë kujdes, ta ruajmë vetveten dhe të tjerët, duke vazhduar të qëndrojmë në shtëpi derisa të kaloi kjo kohë emergjente."

#RriNshpi
#RuajeShëndetin

Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë konfirmuar shtatë raste të reja me koronavirus.

Sipas IKPSHK-së, të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Me këto shifra numri i të prekurve në Kosovë kap shifrën 86.

“Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim”, njoftoi IKSHP-ja.