Komuna e Deçanit inspekto punët e përfunduara të kanalizimit të ujarëve të zeza

DeçanPostuar: 10:28 / 17.10.2017

Në Komunën e Deçanit ka filluar vlerësimi i punimeve të kryera për kanalizimin e ujërave të zeza. Projekti është financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komuna e Deçanit.

Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit ka emëruar Komisionin për Pranim Teknik të punimeve të realizuara në projektin: "Kanalizimin e Ujërave të Zeza në Komunën e Deçanit- faza  II-të". Punimet janë kryer nga kompania RSM sipas kontratës 02 nr. 512 të dt .18/06/2010 dhe Aneks Kontratës 02. Nr.  6371 të dt. 15/11/2011, raporton InfoKomuna.

Komisioni  ka bërë inspektimin e punimeve të kryera në projektin e lartpërmendur në këto segmente:

Në Deçan janë kontrolluar këto  rrugë:  “Luan Haradinaj” , “Dëshmorët e Deçanit”, “Ahmet Sadrijaj”, “Dëshmorët e Kombit”, “Elena Gjika”, “Rrustem Bruqi”. “Dervish Boshtraj”, “Nagip Cacaj”, “Bedri Shala”,  “Sadri Demukaj”, “Dobrunaj”, “Isa e Valdit Kuqi”, “Himë Mushkolaj”, “Shaban Polluzha”, “Lagjja Osaj”, “Demostratave”, “Hajdar Kuqi”,  “Naim Nimonaj”, “UÇK-së”, “Arif e Qazim Dautaj” dhe “Ismet Qorraj”.
 
- Në Carrabreg  të Ultë janë kontrolluar këto segmente:  Rr. “Kullat e Ramosajve”, Rr. “Atdhe Ramosaj”,  në dy drejtime dhe Rr.”Lavdim Likaj”  një pjesë e trasesës së saj.
- Carrabreg i Epërm janë kontrolluar këto segmenet: Rr.“Lataj”, Rr.“Dobraj”, Rr.”Muharrem Lataj” si dhe trasa në lagjen Tahiraj  dhe Balaj.
 
- Llukë e Epërm janë kontrollua këto segmente: Rr. “Ali Sutaj”, Rr.”Elez Geci dhe Maxhun Berisha”, Rr.”Qazim Muçaj” dhe  Rr. “Tal Babanaj”.
- Në Belege janë  kontrolluar këto rrugë: “Sadri Vishaj”, “Hazir Himë Zukaj”, "Kilaj", “Varrezat e Belegut” dhe "Vëllezërit Vishaj".

Komisionit ka  vlerësuar projektin për ujërat e zeza faza II-të, funksinal  mbi 98 %, ku për këtë vlerësim ka si dëshmi foto nga secila puset në të gjithë  segmentet e kontrolluara kurse 2 % (mungesa teknike si:  mungesë shkallëve dhe dëmtimi i denj kapaku të pusetave). Është kontrolluar segmentet me gjatësi prej 14 km.

Në të  gjitha  segmentet  e kontrolluara  deri më tani Kryetarja e Komisionit znj. Ajshe Qorraj me anëtar  thekson  se asnjë puset nuk është e bllokuar. /InfoKomuna/