Konflikt me thikë në Deçan, lëndohen dy persona

DeçanPostuar: 17:12 / 03.11.2017

Dy persona kanë marrë lëndime nga konfliti me thikë që ndodhi në qendër të Deçanit. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, këto informata për Gazetën Express i ka bërë të ditura zëdhënësi i policisë, Xhevat Ibraj.

“Dy persona të lënduar, ata janë nisur për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës. Dyshohet se u përdor një mjet i mpreht”, tha Ibraj.