Në Deçan fillon ushtrimi fushor "Ujku Vigjilent 02"

DeçanPostuar: 14:59 / 20.06.2017

Komuna e Deçanit në koordinim më Batalionit të Dytë të FSK-së më njësitin e sajë dje në Deçan kanë nisur Ushtrimi Fushorë i koduar ,,Ujku Vigjilent 02’’.

Ky ushtrim fushorë i cili do të zgjasë tri ditë të hënën të martën dhe të mërkurën më 19,20 dhe 21 Qershore në ditën e parë kanë marrë pjesë: Komuna e Deçanit , FSK-ja, Policia, Njësiti i Zjarrfikësve , Kryqi I Kuq dhe QKMF-ja.

I pari i komunës z.Rasim Selmanaj, bashkë më Drejtorin për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike z.Izet Zenunin dhe stafin përcjellës kanë udhëhequr gjatë ter ditës operacionet të cilat ishin parapa ne planet operative intervenuese në raste të fatkeqësive natyrore.

Pa orës 16:00, Komuna e Deçanit i kalon kompetencat tek FSK-ja konkretisht tek batalioni i dytë i FSK-së.

FSK-ja me agjendën e paraparë të operacioneve po vazhdon edhe sot në qytetin e Deçanit dhe rrethinë. Ndërsa të mërkurën më 21 Qershore 2017, do të mbahen demonstrimet finale te të gjitha njësive ushtarako dhe civile në operacion nga ora 11:00

/InfoKomuna/