Përmbyllet me sukses stërvitja fushore "Ujku Vigjilent 02"

DeçanPostuar: 12:02 / 22.06.2017

Komuna e Deçanit në koordinim më Batalionit të Dytë të FSK-së më njësitin e sajë kanë përmbyllur me sukses Ushtrimi Fushorë i koduar ,,Ujku Vigjilent 02’’Kompania 2Be Balionit të Dytë ka realizuar trajnimin e brendshëm Gjenerimi i Forcës me kohëzgjatje prej tre muajsh nga data 10 prill 2017 deri me 21 qershor 2017.

Si përmbledhje e të gjitha fazave te trajnimit tre mujor Kompania 2A ka realizuar  ushtrimin Fushor  48 orësh të koduar ,,Ujku Vigjilent  02’’ në Deçan dhe fshatrat Lumbardh , Llukë e Epërme etj.

I pari i komunës z.Rasim Selmanaj, nënkryetar z.Sami Cacaj, bashkë më Drejtorin për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike z.Izet Zenunin dhe stafin përcjellës kanë qe në të pranishëm gjatë tre ditëve sa edhe kanë zgjatur këto operacione të cilat ishin paraparë në planet operative intervenuese në raste të fatkeqësive natyrore.

Ditën përmbyllëse të  Ushtrimit fushorë  e kanë përcjellë nga afër Kom-BRSH  Kolonel Xhevahir Geci,  ,Komandanti i Batalionit te dytë Nënkolonel/Mehmet Lladrovci , Krytari Komunës se Deçanit   z. Rasim Selmanaj dhe  ekipet vlerësuese të Bat dytë ,KDS dhe BRSH-së.

Më këtë raste i pari i komunës z.Rasim Selmanaj tha se jam i fascionuarë  më FSK-në dhe gatishmërinë e tyre uroi që sa më parë shteti ynë  të reflektoi pozitivisht dhe të formoi ushtrinë Edhe Kolonel /Xhevahir Geci -Komandant i BRSH-së tha se në kuadër të gjenerimit të forcës së trajnimit  që kem në kuadër të brigadës se reagimit të shpejtë konkretisht batalionit të dytë pas çdo përfundimi të ushtrimit katër mujorë ne kemi një ushtrim fushorë i cili në fund e teston secilin pjesëtare të secilës njësi për arritje të kapaciteteve të trajnimit.

Kjo që keni pa nga afër gjatë këtyre tre ditëve ,tregon më së miri se FSK-ja ka arrite të gjitha kapacitetet  e ketë e kanë arritur në bazë të trajnime që kanë përfunduar  në akademitë më prestigjioze të botës.

Edhe Drejtori për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike z.Izet Zenunin e vlerësoi lartë gatishmërinë e  FSK-së , Policisë , Njësitit të Zjarrfikësve , Kryqi i Kuq dhe QKMF-në për gatishmërinë  gjatë këtyre tre ditëve në përfundimin e operacionit më sukses.

Bashkëpunimi i ndërsjellë mes agjencioneve emergjente civile dhe FSK-në ka qenë në nivelin e duhur dhe në renditjen e detyrave të dala gjatë operacioneve.

Demonstrimet që do të bëhen sot nga agjencionet civil edhe ushtarake do të tregojnë gatishmërinë tonë si dhe koordinimin me trupat tjerë në raste të katastrofave natyrore.

Shpresoj që stërvitje të tilla të ketë edhe më shpesh dhe testim te Agjencioneve Emergjente Lokale.

/InfoKomuna/