Ramosaj: Në Deçan s'ka të infektuar me COVID-19, qytetari ka ardhur nga jashtë i karantinuar në konvikte

DeçanPostuar: 23:51 / 15.04.2020

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se person i cili u raportua se kishte dalë pozitiv në testin për COVID-19, nga komuna e Deçanit, nuk banon në këtë komunë.

Ramosaj thotë se ky person, është nga fshati Lëbushë, por që ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe ka qëndruar i karantinuar në Qendrën e Studentëve.

“Qytetarë të Deçanit, është publikuar sonte një informatë se një qytetarë nga Lëbusha e Deçanit është i infektuar nga Corona Virus. I siguroi qytetarët dhe mediat që ende nuk kemi rast në Deçan. Rasti nga Lëbusha, është rast, i cili ka ardhur nga bota e jashtme i karantinuar në Konvikt”, shrkuan Ramosaj.

Ai i ka dëshiruar shërim të shpejt personit të infektuar, duke siguruar qytetarët e Deçanit se në komunën e tyre, nuk ka asnjë raste deri me tani me COVID-19.

“I dëshiroj shërim të shpejtē si gjithë të tjerëve. Deçani ende nuk ka të infektuar me COVID 19”, shkruan Ramosaj.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë të mërkurës kanë dal edhe 36 persona të tjerë pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 173 mostra prej të cilave 36 kanë rezultuar pozitive.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka arritur në 423.