ShFMU "Herojntë e Dukagjinit" përfiton donacion nga KFOR-i italian

DeçanPostuar: 16:47 / 28.03.2018

Në praninë e Drejtorit komunal të Arsimit Qazim Maloku dhe drejtoreshës SH.F.M.U "Herojntë e Dukagjinit" Lumnije Avdiu KFOR-i italian, nën udhëheqjen e Kol.Ettore Gagliardi nga brigada shumëkombëshe perëndim(MNBG-W COM) kanë dorëzuar një donacion më inventar 28 banka dhe 58 ulëse për nxënës.

Pas fjalës përshëndetëse të Drejtoreshës e cila i falënderoi në emër të nxënësve dhe mësimdhënësve, masës ju drejtua Kol.Ettore Gagliardi, i cili tha se përkundër mundësive të limituara të KFOR-it, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të mirë të nxënësve, "pra në të mirë të arsimit dhe të shëndetësisë, dy shtylla këto kryesore për zhvillimin e një shteti".

Ndërsa Drejtori i DKA-së, Qazim Maloku, duke e falënderuar KFOR-in tha se u janë mirënjohës forcës shumëkombëshe për ndihmën e ofruar për SH.F.M.U,"Herojntë e Dukagjinit"  dhe do të vazhdojnë të bashkëpunojnë afër në të mirë të fëmijëve dhe të zhvillimit e të prosperitetit të përgjithshëm. /InfoKomuna/