Situata nën kontroll në komunën e Deçanit nga COVID - 19

DeçanPostuar: 15:00 / 23.03.2020

Në takimin e zhvilluar nga Shtabi Emergjent në komunën e Deçanit, u vlerësua situata në këtë komunë lidhur me gjendjen e krijuar tash e nëntë ditë nga COVID-19 në Kosovë.

Deri më tani situata është nën kontroll, kjo le të kuptohet se janë marrë masat e duhura me kohë duke bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve, rrugëve banesave, mbylljen e lokaleve reduktimin e daljeve etj. Kështu tha kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, duke shtuar më tutje se akoma na duhet vetëdijesim më i madh, e kjo bëhet kur secili qytetar e kupton drejt situatën në të cilën gjendemi këto ditë.

"Ju bëj me dije qytetarëve se për shkak të situatës së krijuar, nesër nuk do të ketë tubim në Gllogjan për nder të 24 Marsit 'Epopesë së Dukagjinit' ky është vendim pas marrjes së masave lidhur me situatën e krijuar nga COVID19".

Takimi i shtabit Emergjent ka vazhduar me tema nga anëtaret e këtij shtabi, ku Drejtori i Shëndetësisë, Musa Berisha, bëri të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me QKMF-në dhe nga sot do të formojnë edhe grupe emergjente dhe ku janë ftuar edhe mjekët e pensionuar më herët dhe mjekët e ri të licencuar të cilët kanë shpreh gatishmërinë të jenë bashkë në këtë situatë që po kalon vendi ynë për të qenë sa më afër në shërbim të qytetarit 24/7

Komandanti i Policisë Kapiten, Faik Jahmurataj tha se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit është e qetë, kjo falë një zinxhiri bashkëpunues mes Shtabit Emergjent, Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Inspeksionit, Shëndetësisë. "Ne kemi arritur që situatën ta menaxhojmë mjaft mirë deri më tani duke apeluar tek qytetarët që t'i shmangin daljet pa arsye".

Në këtë takim nga Naim Kuçi-Kryqi i Kuq u bë e ditur se gjatë ditës së djeshme janë shpërnda 100 pako ushqimore në bashkëpunim me "VivaFresh" në Deçan, për familjet me nevojë ka edhe më shumë kërkesa por shohim në ditët në vazhdim.

Vlen te theksohet se N.T "Higjiena" është duke vazhduar më grumbullimin e mbeturinave në qytet ç'do ditë dhe në fshatra dy herë në muaj .

Krejt në fund luten qytetaret që të bëjnë kujdes ,ta ruaj vetveten e tyre por edhe ne duke qëndruar në shtëpi derisa të kaloi kjo kohë emergjente.
#RriNshpi
#RuajeShëndetin
#EdheTëtjeret

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...