Uebfaqja e Komunës së Deçanit pa të dhëna për aktivitete të prokurimit

DeçanPostuar: 14:49 / 18.04.2018

Zyra e Prokurimit e Komunës së Deçanit duhet ta rishpallë tenderin për blerjen e pajisjeve GPS Kopos për gjeodezi dhe kadastër, pasi Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka anuluar vendimin për njoftim për kontratë që ka sjellë autoriteti kontraktues për këtë aktivitet të prokurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjykata e tenderëve e ka aprovuar pjesërisht të bazuar ankesën e një operatori ankues dhe ka sjellë vendim që të anulohet jo vetëm njoftimi për kontratë, por edhe i tërë aktiviteti i prokurimit për këtë tender dhe ta ritenderojë atë, duke kërkuar nga autoriteti kontraktues që për këtë të sjellin vendim brenda 10 ditësh, nëse ka interes të vazhdojë me këtë tender.