Vazhdojnë punimet në kanalin e ujitjes që prek disa fshatra të Deçanit

DeçanPostuar: 15:20 / 06.09.2018

Komuna e Deçanit njofton se po vazhdojnë punimet sipas dinamikave të parapara të kanalit të ujitjes “Kanali i Gështenjës”.

Përmes këtij kanali ujiten tokat e fshtrave: Lëbushë, Isniq, Strellc i Epërm, Strellc i Ulët!

Ky projekt është bashkëfinancim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Komunës së Deçanit, ndërsa menaxhimin e këtij projekti e ka kompania regjionale “Hidro Drini”. /InfoKomuna/