Vazhdojnë reshjet e borës në Deçan, por rrugët janë të kalueshme

DeçanPostuar: 16:13 / 27.02.2018

Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike në bashkëpunim më kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve "Lika Trade" që nga orët e hershme të mëngjesit vazhdojnë më punën e tyre për hapjen e të gjitha rrugëve të qytetit dhe të fshatrave të Deçanit.

Siç njoftojnë zyrtart komunal, deri tani gjendja ne terren është e menaxhueshme, ndërkaq kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike, duke konfirmuar gatishmërinë e qeverisë komunale 24 orë në shërbim të qytetarëve, raporton InfoKomuna.

Kryetari Ramosaj u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo problem eventual të kontaktojnë numrin zyrtar: 044314735 dhe ekipet e Komunës do t’u përgjigjen në afatin sa më të shpejtë të mundshëm. /InfoKomuna/