Vëllai me të meta psikike, sulmon motrën e tij në Deçan
DeçanPostuar: 10:23 / 07.09.2017
Është arrestuar një mashkull në Deçan, i cili raportohet se është me të meta psikike, pasi ai ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
“Ai ka sulmuar fizikisht motrën e tij, duke e tërhequr zvarrë nëpër shtëpi”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima është shpëtuar nga familjarët e saj, ndërsa i dyshuari pas tretmanit në spitalin rajonal të Pejës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.