Vrasje nga pakujdesia në Grykë të Deçanit

DeçanPostuar: 09:40 / 20.09.2018

Një person është vrarë derisa ishte duke punuar në pyll në Grykën e Deçanit gjatë të mërkurës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima gjersa ishte duke punuar në pyll, është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Si pasojë e lëndime të rënda trupore, viktima ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në autopsi.

Në koordinim me prokurorin pas intervistimit të dëshmitarëve dhe shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur elemente të veprës penale dhe një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.