Zjarrfikësit e Komunës së Deçanit lokalizojnë zjarret dhe largojnë rrezikun

DeçanPostuar: 12:15 / 26.03.2019

Komuna e Deçanit njofton se pothuajse tre ditë pa ndalë zjarrfikësit deri në orët e vona të natës kanë qenë të angazhuar për të lokalizuar zjarrin i cili kishte përfshi një pjesë jashtëzakonisht të madhe të pyjeve të Deçanit.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë kishte dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën e krijuar, nga aty u njoftua se nga pakujdesia e qytetarëve, duke djegur mbeturina ka sjell deri tek këto pasoja të cilat konsiderohen të jen jashtëzakonisht të mëdha.

Këtij aksioni për shuarjen e zjarrit u janë bashkuar gjatë vikendit edhe ekipet e KFOR-it më anë të helikopterëve, Ekipe e Zjarrfikësve të Deçanit, Ekipe të Zjarrfikësve të Pjesë, policia dhe qytetarë vullnetarë edhe përkundër përpjekjeve nuk arritën që të lokalizojnë zjarret gjatë vikendit. Ditën e hënë gjatë tër ditës Ekipe e Zjarrfikësve të Deçanit, edhe përkundër terrenit jo të përshtatshme në bjeshkë kanë arritur që në orët e vona të mbrëmjes të lokalizojnë zjarrin.

Sot në mëngjes janë vizitu prapë këto vatra nga këto ekipe ku kanë qen të përfshira nga zjarri dhe sipas raporteve të gjitha vatrat e zjarreve tashmë janë lokalizuar dhe janë nën kontrolle, duke llogaritur së janë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha ku mbi 60 hektarë pyje janë djegur kryesisht më shkurre, lajthi , bung, dhe gështenje.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, dhe brigada e zjarrfikësve të Deçanit, ju bëjnë apel qytetaret që të jene më të kujdesshëm kur frekuentojnë bjeshkët të mos ndezin zjarre për të djegur këto bukuri natyrore.

Lutën qytetarët që për ç’do ratës të telefonojnë në numrin pa pagës të zjarrfikësve 193 ose në fiks: 0390363342. /InfoKomuna/