Zyrtarizohen Kryetari dhe asambleistët në Deçan

DeçanPostuar: 11:08 / 15.12.2017

Është mbajtur mbledhja inauguruese e kuvendit komunal të Deçannit, ku janë betuar Kryetari i ri dhe kandidatët e kuvendit.

Bashkim Ramosaj është betuar sot se do të punojë me nder, me ndërgjegje e në pajtim me ligjin gjatë kohës sa do të jetë në krye të Komunës së Deçanit.Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, pas dhënies së besimit nga ana e juaj, sot zyrtarisht e dhashë betimin si Kryetarë i Komunës në senacën solemne të Kuvendit Komunal, në këtë seancë dhanë betimin edhe asambleistët dhe u zgjedhë me shumicë votash Kryesuesi i Kuvendit Komunal Dr.Haki Shehaj.

Duke ju falenderuar për besimin dhe mbështetjën e juaj, unë do të punojë me gjithë përkushtimin tim për një zhvillim dhe të ardhme më të mirë për të gjithë ju!.

/InfoKomuna/