DEMOS-i dhe Komuna e Gjakovës nesër inaugurojnë disa porjekte infrastrukturore

GjakovëPostuar: 11:38 / 18.09.2017

Projekti zviceran DEMOS vazhdon punimet në përmirësimin e infrastrukturës nëpër komunat e Kosovës. Kësaj radhe do të jenë në komunën e Gjakovës, transmeton InfoKomuna.

Të martën më 19 shtator do të inaugurohen projektet e përbashkëta me Komunën e Gjakovës ku përfshihen ndërtimi i shtigjeve për këmbësorë në parkun e qytetit, rregullimi i hapësirave publike në rrugën Beqir Kastrati, ndriçimi publik në rrugën Besim Bistrazhini, rregullimi i fontanës në qendër të qytetit dhe asfaltimi i rrugës Muharrem Domi.

Këto projekte u bashkë-financuan nga projekti DEMOS dhe komuna e Gjakovës. /InfoKomuna/