DEMOS organizoi punëtorinë për qeverisjen demokratike

Postuar: 10:36 / 18.05.2018

Projekti DEMOS të enjten ka organizuar punëtorinë me zyrtarët komunalë me qëllim diskutimin treguesve të performancës në fushën e qeverisjes demokratike, respektivisht rolin e këshilltarëve komunalë dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

DEMOS Senior Intervention Manager, Merita Barileva, prezantoi treguesit e performancës, para zyrtarëve komunalë, prezantim ky që u pasua me një diskutim shumë aktiv.

Gjatë punëtorisë, zyrtarët komunalë patën mundësinë të shkëmbejnë informata si dhe praktikat më të mira mbi treguesit e performancës për vitin 2016, të diskutojnë sfidat rreth treguesit të qeverisjes demokratike dhe të identifikojnë nevojat e komunave në mënyrë që të përmirësojnë performancën në këtë fushë.

DEMOS është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga Helvetas. /InfoKomuna/