Dëmtohet një simbol fetar katolik në Janjevë

LipjanPostuar: 09:46 / 31.05.2018

Institucionet e Komunës së Lipjanit janë njoftuar nga përfaqësuesi i komunitetit kroat të Janjevës se është demoluar një simbol katolik (kryq) në periferi të këtij vendbanimi.

Siç thuhet në njoftim, Komuna e Lipjanit shpreh keqardhje për këtë incident duke konsideruar se Janjeva është shembull i bashkëjetesës së komuniteteve ku ka kulturë dhe tolerancë fetare.

Institucionet e Komunës së Lipjanit bëjnë apel tek banorët e Janjevës që të bashkëpunojnë me organet kompetente dhe të konstatohet shkaktari i rastit në fjalë.

Komuna e Lipjanit do të jetë gjithmonë pranë të gjitha komuniteteve në këtë rast edhe komunitetit kroat ku në bashkëpunim me banorët dhe Kishën Katolike në Janjevë këtë simbol fetar do ta rikthejnë në gjendjen e mëparshme. /InfoKomuna/