Deri më tani asnjë ankesë në PZAP për rivotimin në Istog

IstogPostuar: 13:02 / 18.12.2017

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nuk ka pranuar ende asnjë ankesë lidhur me procesin e rivotimit në komunën e Istogut.

Kështu ka thënë për Telegrafin, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Deri më tani kur po flasim në PZAP nuk është paraqitur asnjë ankesë lidhur me rivotimin për kryetar të komunës së Istogut”, ka thënë Desku.

Ndryshe komuna e Istogut dje ka përfunduar procesin e rivotimit për kryetar komune, ku nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, Gani Dreshaj i AAK-së ka dalë fitues me 50.1% duke lënë mbrapa Haki Rugovën e LDK-së me 49.9% të votave.

Afati ligjor për parashtrim të ankesave është 24 orë prej momentit të mbylljes së vendvotimeve dhe ky afat përfundon sot në orën 19:00.  /InfoKomuna/