Digjet ferma në Rahovec: Ngordhin 600 pula

RahovecPostuar: 12:56 / 21.12.2020

Një mini fermë e pulave është përfshirë nga flakët në Rahovec, duke lënë të ngordhura 600 pula.


Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës tha se në vendin e ngjarjes kishin dalur njësitë relevante, dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rryma elektrike.

‘’ Fsh. Hoqë e Vogël, Rahovec, 19.12.2020 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një mini fermë e pulave, ku si pasojë e zjarrit i kanë ngordhur rreth 600 copë pula. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe eksperti i zjarrit, ku sipas tij zjarri dyshohet se është shkaktuar nga rryma elektrike.’’, thuhet në raport./Gazetametro/