Diskutohet çështja e furnizimit me ujë në Hanin e Elezit

Hani i ElezitPostuar: 15:37 / 26.03.2018

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, priti në takim pune anëtarët e Komisionit Këshillues të Konsumatorëve Shfrytëzues të Ujit të Rajonit të Ferizajt, Bexhat Bala nga ARRU, Ilmi Mustafa nga Komuna e Ferizajt dhe Sinisha Birovric nga Komuna e Shtërpcës.

Kryetari Suma dhe anëtarët e Komisionit Këshillues gjatë takimit bashkëbiseduan lidhur me problemet me të cilat po ballafaqohet Komuna e Hanit të Elezit sa i përket çështjes së furnizimit me ujë. /InfoKomuna/