"Do të punojmë në zgjerimin e pistës së Aeroportit"

Postuar: 17:12 / 22.09.2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në një takim njohës, ambasadorin e Francës në Kosovë,Didier Chabert.

Gjatë takimit,  Lekaj e njoftoi ambasadorin francez me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës, si në infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe në transportin ajror.

Me këtë rast, ministri Lekaj e falenderoi ambasadorin Chabert për ndihmën që ka ofruar Franca deri më tani në Kosovë përmes projekteve të ndryshme e sidomos për punën që po bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës „Adem Jashari“, nga kompania „Limak“ .

Ministri i Infrastrukturës vlerësoi se do të vazhdohet me realizimin e zgjerimit të pistës së këtij aeroporti, në mënyrë që ky investim do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe në sigurinë e pasagjerëve, transmeton Klan Kosova.