Dragash: Vjedh kabllo nga një fabrikë, arrestohet

DragashPostuar: 15:04 / 27.01.2017

Policia e Kosovës ka bërë me dije se në Dragash është arrestuar një person, pasi që i njëjti është vërejtur duke vjedhë kabllo në një fabrikë pronë e një shqiptari, përcjell PrizrenPress.

Sipas viktimës, siç njofton policia, i dyshuari kabllot i ka djegur për të nxjerrë bakrin me qëllim shitje.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/