Kthehet në rivlerësim prokurimi për ujësjellësin e Dragashit

DragashPostuar: 11:47 / 31.01.2018

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik sërish ka kthyer në rivlerësim prokurimin për vazhdimin e punimeve në ujësjellësin kryesor të Dragashit.

Gjykata e Tenderëve në vendimin e fundit lidhur me këtë aktivitet të prokurimit ka bërë të ditur se ka konstatuar mosrespektim të dispozitave të Ligjit për prokurimin publik nga Komuna e Dragashit, shkruan sot Koha Ditore.

"Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës i Komunës së Dragashit, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: "Ujësjellësi kryesor - vazhdimi i punimeve (projekt trevjeçar)" dhe lënda kthehet në rivlerësim", shkruan në vendimin e OShP-së.

Paraprakisht ky organ ka bërë të ditur se ka miratuar si të bazuar ankesën e operatorit "Puna SHPK" - Prizren dhe "NN Infra Plus" - Prishtinë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.