Në Dragash, mbetjet e thertoreve hedhen në rrugë (Foto)

DragashPostuar: 20:24 / 12.01.2017

Rruga nga Prizreni për në Dragash, saktësisht në dalje të fshatit Zhur po kundërmon nga era e keqe.

Kjo pasi që kompania që bën grumbullimin e mbeturinave në komunën e Prizrenit, “Ekoregjioni” ka hedhur mbetjet e thertoreve të qytetit, shkruan IndeksOnline.

Kjo gjendje është debatuar si shqetësim i madh, pasi që është rruga kryesore që e lidh komunën e Dragashit me Prizrenin.

Sidomos gjatë verës ky është problem i madh i ndotjes së ajrit, pasi që kompania në fjalë këtë pikë po e shfrytëzon për grumbullimin e mbeturinave, edhe pse nuk është as një kilometër larg nga vendbanimi.