Pllava e Dragashit me trafo, shtylla dhe kabllo të reja

DragashPostuar: 13:41 / 06.06.2017

Banorët e fshatit Pllavë të Dragashit kanë përfituar trafo, shtylla dhe kabllo të reja nga një investim i KEDS-it në këtë zonë. Investim ky që u’a ka zgjidhur problemin e furnizimit me energji elektrike rreth 70 konsumatorëve të këtij fshati.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se në Pllavë është vendosur një trafo e re me fuqi 160 kVA.“Përvec trafos së re në këtë fshat janë vendosur edhe 61 shtylla betoni për tension të ulët, 19 shtylla betoni për tension të mesëm, 2500 metra kabllo ajrore për tension të ulët, 800 metra kabllo nëntokësore për tension të mesëm, si dhe 250 metra kanal për shtrirjen e kabllit të tensionit të mesem”, tha Buzhala.

Besnik Huqaj banor i fshatit Pllavë të Dragashit tha se me këtë investim, KEDS ka përmieësuar energjinq elektrike për një pjesë të lagjes së fshatit. “Prej këtij investimi kanë përfituar 40 shtëpi të këtij fshati”, tha Huqaj.

Ai dëshiron që investimet të vazhdojnë deri në modernizim të plotë të rrjetit.“Shpresojmë se do të ketë ende investime nga KEDS, sepse në këtë fshat rrjeti është shumë i vjetër”, tha Huqaj. Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se ky investim është bërë pikërisht për të përmirësuar furnizimin me energji elektrike në këtë fshat, ndërsa premtoi që KEDS, do të vazhdojë të investojë në të gjitha fshatrat e Dragashit. “Do të vazhdojmë me investime në mënyrë që rrjeti të jetë në standardet e kërkuara për të gjithë konsumatorët”, tha Buzhala.

/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Ahmeti vs Abrashi 09:40 / 17.11.2017 Balotazhi për kryetarin e Prishtinës do të përballë kryetarin aktual, Shpend Ahmeti, i cili po e synon edhe një mandat dhe rivalin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi.
MalishevëKomente: 0 VV në Malishevë akuzon Begajn për fushatë të egër ndaj saj 15:21 / 17.11.2017 Zgjedhjet janë një mekanizëm i rëndësishëm i demokracisë përmes së cilës qytetarët përcaktohen dhe vendosin për llojin e programit dhe qeverisjes që ata duan të kenë gjatë një mandati në komunën, fshatin, lagjen e tyre.
GjilanKomente: 0 Haziri vs Kurteshi 11:34 / 17.11.2017 Lutfi Haziri, kandidat për kryetar komune nga radhët e LDK-së pretendon që ta qeverisë edhe një mandat 4 -vjeçar Komunën e Gjilanit.