Protestë në Dragash, kundër kryetarit të komunës

DragashPostuar: 12:16 / 20.04.2017

Në fshatin Blaç ta Dragashit për të tretën ditë me radhë po vazhdon protesta për një vend pune.

Protestuesit kërkojnë që në shkollën "Ilmi Bahtjari" të punësohet djali i ish mirëmbajtësit të shkollës, Aledin Tahiri, Labinoti.

Banorët janë të pakënaqur me vendimin e komunës që e ka futur në këtë pozicion të punësuarin, Nderim Ejupin.

Fshatarët e Blaçit thonë se Nderim Ejupi ka lidhje të afërt me kryetarin e komunës, Salim Jonuzin dhe për këtë ai e ka futur në punë.

Banorët janë të vendosur që mos të ndalin protestat deri në përmbushjen e kësaj kërkese./Indeksonline/