Drenas, realizimi i projekteve kapitale sipas dinamikës së paraparë

DragashPostuar: 14:58 / 04.05.2017

Në kuadër të projekteve të planifikuara nga lista e investimeve kapitale për vitin 2017, ka përfunduar asfaltimi i rrugës në fshatin Poklek i Ri, njofton InfoKomuna.

Projekti për asfaltimin e rrugës në fshatin Poklek i Ri është ne gjatësi prej 600 metrave dhe ka përfunduar sipas dinamikës së planifikuar.

Ndërsa në planifikimin e projekteve për rrjetin e kanalizimit kanë filluar punimet në fshatin Dobroshec, Llapushnik dhe Zabel i Epërm.

/InfoKomuna/