Drenasi nis caktimin e vizitave mjekësore përmes telefonit

GllogocPostuar: 12:34 / 30.05.2018

Komuna e Drenasit njofton qytetarët se ka filluar pilot-projekti për caktimin e vizitave mjekësore edhe përmes thirrjeve telefonike.

Siç thuhet në njoftim caktimin e vizitave mjekësore qytetarët e Drenasit mund t'i bëjnë në numër të telefonit 045-730-379.

Me qëllim që të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit të kenë edhe këtë mundësi për ofrimin e shërbimeve shëndetësore më cilësore.

Në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për caktimin e vizitave mjekësore punojnë katër Specialistë të Mjekësisë Familjare në QKMF-Drenas. /InfoKomuna/