Drenori akuzon Lladrovcin, i përmend edhe ndërhyrjen në "Ferronikel"

GllogocPostuar: 14:03 / 08.02.2018

Është mbajtur seanca e Kuvendit Komunal në Drenas, e thirrur nga opozita, por ajo u ndërpre.

Asamblisti Xhavit Drenori, nga Vizioni Për Drenasin ka hedhur akuza ndaj kryetarit Ramiz Lladrovcit, duke thënë se janë duke u bërë një seri shkeljesh në komunë, siç janë ndërhyrja në “KF Ferronikeli”, ndërprerja e kontratave, shkelja e akteve juridike, dhe për të cilat nuk po jep përgjegjësi kryetari Lladrovci.

“Dy këshilltar komunalë dhe të tjerë patëm prova mjaftueshëm për shkeljet që po bëhen por pati mbivotim dhe nuk patëm mundësi të vazhdojmë tutje, kjo nuk është e drejtë e fjalës së lirë ne jemi aty të diskutojmë e jo të rrimë me gojë të mbyllur”, deklaroi Drenori për Magazina.al.

Drenori shtoi se nuk ka mbetur tjetër veç se të thirrin një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Drenas, sepse Ramiz Lladrovci nuk po shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me kuvendin, dhe po iu ik përgjegjësive. /InfoKomuna/