Dy raste të reja me Covid-19, kryetari i Suharekës bën thirrje të zbatohen masat e MSH-së

SuharekëPostuar: 23:57 / 22.05.2020

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar pasi atje janë shënuar 2 raste të reja me Covid-19.

“Ne duhet të vazhdojmë me zbatimin e masave nga institucionet shëndetësore, që ta ndalojmë përhapjen e mëtejme të virusit”, ka shkruar Muharremaj në rrjetin social Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 21 raste të reja me koronavirus në vend.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1025.