Dy vëllezër sulmojnë me thikë Policinë në Fushë Kosovë

Fushë KosovëPostuar: 10:04 / 04.09.2017

Janë arrestuar dy të dyshuar (vëllezër), pasi të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë, të cilët ishin duke u marrë me një rast dhune në familje në të cilin rast ishin të involvuar ata.

Njëri nga të dyshuarit me një thikë ka tentuar që ta godasë zyrtarin policor, por është parandaluar nga familjarët e tij, transmeton InfoKomuna.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, në ora 12:50.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt./InfoKomuna/