Edhe Komuna e Malishevës lëshon oborrin në shërbim të mërgimtarëve

MalishevëPostuar: 15:37 / 12.07.2019

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot ka marrë vendim për lirimin e hapësirës së oborrit të komunës, në shërbim të mërgimtarëve, dhe gjithashtu ka lëshuar urdhëresë për të gjithë shërbyesit civil, që të mos i parkojnë veturat në këtë hapësirë.

Në kuadër të masave për pritjen e mërgimtarëve dhe krijimin e lehtësirave dhe ofrimin e shërbimeve më efikase, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjithashtu, bazuar në nevojat e mërgimtarëve, ka deklaruar se do ta zgjasë orarin e punës për shërbimet e caktuara. /InfoKomuna/