Ferizaj me kartela elektronike shëndetësore për pacientët

FerizajPostuar: 11:17 / 22.03.2019

Komuna e Ferizajt njofton se rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët ferizajas, efikasiteti i shtuar në ofrimin e tyre dhe qasja e shpejt e memorizuese për kontrollin shëndetësor janë prioritet në kuadër të platformës së shëndetësisë.

Kjo sipas zyrtarëve komunalë, po dëshmohet edhe me sistemin informativ shëndetësor i cili është lansuar pak ditë më parë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe institucionet në vartësi të saj.

Sipas tyre, ky sistem integral do të shërbej që në kohë reale, punonjësit shëndetësor të përcjellin gjendjen e pacientëve, evoluimin e terapive të marra përmes shërbimit shëndetësor, monitorimin e vazhdueshëm të historikut, dosjes shëndetësore të pacientit si dhe rregullimit përfundimtar statistikor për vizitat e pacientëve, numrin e shërbimeve të kryera, furnizimin me ilaçe, duke rritur maksimalisht përgjegjësinë dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Zyrtari i IT në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Bekim Salihu ka njoftuar se janë përfunduar të gjitha trajnimet bazike për stafin shëndetësor në përdorimin e këtij sistemi dhe se tashmë një sistem i tillë është funksional andaj ftohen të gjithë qytetarët ferizajas të cilët marrin shërbime shëndetësore në QKMF që në rastin e vizitës tek mjeku të kenë me vete letërnjoftimin, kurse për të vegjlit vlen certifikata e lindjes në mënyrë që të dhënat nga shërbimi i kryer të procedohen menjëherë përmes sistemit elektronik.

Pajisja me kartela elektronike/digjitale shëndetësore është një ndër reformat më të rëndësishme në menaxhimin me ofrimin e shërbimit shëndetësor ndaj pacientëve në nivel të mjekësisë parësore andaj ky hap për Ferizajn paraqet hapjen e një kapitulli të ri investimesh, kontrolli të shtuar strukturor si dhe përgjegjëshmërie e efikasiteti i plotë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët ferizajas. /InfoKomuna/

 
PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...