Ferizaj me punëtori për analizën e problemit për angazhimin publik më kuptimplotë

FerizajPostuar: 15:09 / 30.05.2018

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), gjatë ditës së sotme ka mbajtur punëtorinë njëditore ”Analizë e problemit për angazhimin publik më kuptimplotë”.

Në këtë punëtori morën pjesë , Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyci, Selim Marevci, shef i kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, zyrtarë komunal si dhe drejtues të OSBE-së.

Kjo punëtori ishte pjesë e Laboratorit të Qeverisjes Komunale, një nisme e re e misionit të OSBE-së në Kosovë. Kjo nismë ju ofron komunave të përzgjedhura mundësi unike eksperimentale për t’i trajtuar sfidat komplekse në fushën e angazhimit publik.

Objektivë kryesor i Laboratorit të Qeverisjes Komunale është që t’ju ndihmojë qeveritë komunale lidhur me përmirësimin e performancës së tyre në angazhimin e banorëve në politikë-bërjen dhe në zbatimin e tyre. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
SkënderajKomente: 0 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt 17:38 / 28.03.2024 Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, seancë kjo e udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit dhe monitorues nga KFOR-i dhe OSBE.