32 fermerë ferizajas përfitojnë lopë qumështore

FerizajPostuar: 10:15 / 02.11.2017

Komuna e Ferizajt ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për 3 vjetët e ardhshëm me organizatën për zhvillim rural “Mëshqerra” për t’i subvencionuar 32 fermerë me nga një lopë qumështore.

Projekti i furnizimit të fermerëve me nga një mëshqerrë të racës Hollshtajn do të realizohet me participim të fermerëve, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe OZHR “Mëshqerra”.

Vlera e këtij projekti arrin 90 mijë euro, ndërkaq për të aplikuar fermerët duhet t’i plotësojnë një varg kriteresh,e së pari duhet të jenë banorë të Komunës së Ferizajt, të kenë stallë e cila i plotëson kriteret për mbarështimin e racave të fisnikëruara, të kenë së paku 50 arë tokë punuese për krerë të lopëve të qumështit ose të kenë sipërfaqen me qira së paku për tre vjet dhe pastaj fermerët duhet të jenë të gatshëm që për lopën përfituese të participojnë me 400 euro të vlerës së përgjithshme.

Ndërkaq fermerët, të cilët ndonjëherë kanë përfituar nga kjo shoqatë nuk mund të marrin pjesë në këtë donacion. /InfoKomuna/