Afaristët në Ferizaj duan qasje në autostradën ”Arbën Xhaferi”

FerizajPostuar: 10:18 / 15.01.2018

Bizneset e Ferizajt sërish janë ankuar se Komuna e Ferizajt nuk angazhohet për ndërtimin e një qasjeje në autostradën “Arbën Xhaferi” me arsyetim janë taksapaguesit e dytë në nivel të vendit.

Qasja në autostradë në distancë prej 3 kilometrash nga rruga “Driton Islami”, ua mundësonte zhvillimin e bizneseve dhe lëvizjen më të lehtë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Faton Salihu, përfaqësues i një biznesi në Ferizaj, ka thënë se Komuna duhet të angazhohet sa më shumë për këtë projekt, i cili është i domosdoshëm për të gjithë.

“Për ne si qytetarë dhe si biznese është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme që Ferizaj të mbetet pa qasje në të cilat deomos është dashur t’ishte, pikërisht në rr. “Driton Islami”.

Derisa bizneset e Ferizajt e mbushin arkën e shtetit si tatimpaguesit e dytë në nivel të vendit, atëherë duhet të realizohet kërkesa jonë”, ka thënë ai.