Aliu dhe Avokati i Popullit flasin për të drejtat e njeriut

FerizajPostuar: 14:14 / 23.01.2018

Kryetari i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi janë diskutuar një mori çështjesh që përfshihen në misionin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Në këtë takim poashtu u bisedua edhe për rolin e institucionit të komunës dhe bashkëpunimin me Institucionin e Avokatit të Popullit për mbrojtjen e të drejtës ligjore të personave fizik dhe juridik pranë autoriteteve publike, promovimit të barazisë, mosdiskriminimit si dhe zbatimit të plotë të legjislacionit në fuqi që garanton liritë themelore dhe të drejtat e njeriut.

Kryetari Aliu u zotua për rritje të intesitetit të bashkëpunimit me Institucionin e Avokatit të Popullit, si adresë e parë e pavarur për trajtimin e kërkesave të qytetarëve që hyjnë në fushëveprimtarinë e institucionit përkatës. /InfoKomuna/