Aliu e Lekaj flasin për projektin infrastrukturor "Bashkimi i qytetit"

FerizajPostuar: 16:39 / 22.01.2018

Kryetari i ferizajt Agim Aliu sot ka takuar ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ku kanë diskutuar për shumë projekte të rëndësisë strategjike infrastrukturore për Ferizajn.

Siç thuhet në njoftimin e kësaj komune, ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore, “Bashkimi i qytetit”, i cili ka marr dritën jeshile për implementim dhe është përfshirë në Buxhetin e Republikës së Kosovës është në rrugën e sigurt të implementimit dhe se jetësimi i tij është zgjidhje afatgjate për kaosin në trafikun brenda zonës qendër, njofton InfoKomuna.

Më tej theksohet se edhe projektet tjera infrastrukturore me të cilat ka aplikuar Komuna e Ferizajt janë në fazën e shqyrtimit dhe presin që shumë shpejt të marrin miratimin e Ministrisë së Infrastrukturës.

Kryetari Aliu u shpreh falenderues ndaj Ministrisë së Infrastrukturës për mbështetjen e ofruar deri më tani dhe tha se ky bashkëpunim konkret mes dy institucioneve do të vazhdojë edhe më tej, projekte këto të cilat do ta shndërrojnë Ferizajn në një qendër moderne edhe në aspektin infrastrukturor. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.