Aliu merr mbështetje nga Britania e Madhe për biznesin ferizajas

FerizajPostuar: 16:12 / 12.04.2018

Ditë më parë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, drejtori i urbanizmit Lulzim Aliu, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, si dhe shefi i kabinetit i ministrit të Shëndetësisë, Ardian Ferizi kanë marr pjesë në një vizitë 4 ditore në Britaninë e Madhe.

Kjo vizitë është realizuar me ftesën e Qendrës për Hulumtime dhe Studime të Universitetit të Sheffield-it dhe të vet qytetit të Sheffield-it dhe Leeds-it me ndërmjetësimin edhe të legjendës së futbollit anglez Brian Deane, mbështetës dhe mik i kryetarit të Komunës, Agim Aliu.

Qëllimi i kësaj vizite ishte prezantimi i projekteve të Komunës së Ferizajt, për mundësinë e financimit nga investitorët anglez si dhe krijimi i një klime të përshtatshme ndërveprimi mes bizneseve të dy vendeve në fusha të ndryshme.

Lidhur me këtë vizitë Kryetari i Komunës së Ferizajt, është shprehur se në këtë vizitë janë takuar me kryetaren e Leedsit, Jane Dowson, ku kanë pasur një takim shumë të rëndësishëm, nga ajo që kanë pas si pjesë të bashkëbisedimit.

"Gjithashtu në kuadër të qytetit të Leeds-it ne jemi takuar edhe me zotin Martin Farrington drejtor i zhvillimit urban në këtë qytet si dhe me zotin Ian Williams, drejtor i Odës Ekonomike në rajonin e Leeds-it. Leeds-i është rajoni i tretë për nga numri dhe fuqia ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar, kjo tregon më së miri rëndësinë e takimeve që kemi pasur. Në këto takime ne diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në mënyrë të veçantë që të kemi takime të ndërsjella, me theks të veçantë për bizneset, edhe ato angleze por edhe bizneset tona, që të shohim mundësinë e bashkëpunimit në fushat përkatëse, në të cilat ata mund të gjejnë si një veprimtari të përbashkët".

"Pra, ne do të jemi lehtësues dhe ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi mes Komunës së Ferizajt dhe qytetit, gjegjësisht rajonit të Leeds-it. Dua të falënderoj të gjitha ata që na kanë bërë një pritje jashtëzakonisht të mirë dhe ofrimin e mundësisë krejtësisht të hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat. E rëndësisë së veçantë ka qenë edhe takimi me drejtuesit e klubit të futbollit 'Sheffield United', me Carl Sheiber dhe Dave Green, të cilët janë udhëheqës të këtij klubi dhe ne kemi biseduar për perspektivën e sportit, gjegjësisht perspektivën e futbollit ferizajas, që të gjejmë mundësi bashkëpunimi, për të hapur një kapitull të ri të sportit ferizajas, respektivisht futbollit ferizajas, takim ky që dua t’i falënderoj nikoqirët me të cilët kemi gjetur një gjuhë bashkëpunimi dhe mikpritje”, theksoi kryetari Agim Aliu.

Në këtë takim, investitorët e qytetit të Leeds-sit u zotuan se do të ndihmojnë financimin e projekteve të ndryshme që planifikojnë të zhvillohen në territorin e Komunës së Ferizajt në disa fusha, si dhe të konsolidohet një raport i qëndrueshëm investimesh e bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve. /InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Vitisë 16:49 / 28.03.2024 Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë është mbajtur sot, me që rast në fillim të kësaj mbledhje, kryesuesi i Kuvendit, Bekim Azizi i njoftoj anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në mbledhjet e kaluara të...
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.
ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.