Arrestohen për falsifikim të parave

FerizajPostuar: 13:14 / 20.07.2017

Dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi të njëjtit dyshohen se kanë falsifikuar para.

Rasti është raportuar në janar të këtij vitit, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar më 19 korrik, njofton Policia, transmeton Klan Kosova.

“Në lidhje me rastin raportohet se me 19.07.2017 janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptare dhe gjatë kontrollit në disa shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar dy shtëpiza të kompjuterit, 370€ dhe 1.000 denarë të Maqedonisë”.

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”.