Arrestohet në Flagrancë i Dyshuari për Shantazh
FerizajPostuar: 10:03 / 12.09.2017
Policia njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin e bazuar për veprën penale shantazh.
I dyshuari është arrestuar mbrëmë rreth orës 19:00 në Ferizaj.
I dyshuari i kishte kërkuar tre mijë euro një femre më 5 shtator ose në të kundërtën do t’i publikojë një incizim për ta njollosur imazhin e saj.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar në flagrancë, pasi i ka pranuar paratë.
“Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.