Asfaltohet rruga 3 kilometërshe në lagjen e Dragoshëve të fshatit Sojevë

FerizajPostuar: 15:12 / 03.11.2017

Banorët e lagjes së Dragoshëve në fshatin Sojevë sot i janë gëzuar asfaltimit të rrugës rreth 3 kilometërshe në fshtin e tyre.

U bë e ditur se ky projekt do të shoqërohet edhe me rregullimin e kanalizimt fekal, ndërsa komunës së Ferizajt do t’i kushtojë rreth 300 mijë euro ky projekt, raporton InfoKomuna.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa me këtë rast është shprehur i lumtur që edhe banorët e këtij lokaliteti do të kenë kushte më të mira për qarkullim.

U tha se nevoja për një investim të tillë ka qenë e kahmotshme ngase këtu jetojnë rreth 300 banorë të fshatit Sojevë ,por deri më tani nuk kanë qenë përfitues të ndonjë projekti kaq të rëndësishëm.

“Jemi këtu në fshatin Sojevë në lagjen Dragoshëve ku po realizohet asfaltimi i një segmenti të rrugës e cila ëshstë një gjysëm unazë dhe mbetet tepër e rëndësishme për qarkullimin e këtyre banorëve , në këmbë dhe më automjete. Asfaltimi shoqërohet me 150 metra trotuar, por ka një gjatësi prej rreth 3 kilometrash në tërësi. Ka një gjerësi 6 metra varësisht prej gjendjes ekzistuese të rrugëve brenda kësaj lagje."

"Ky projekt i kushton komunës së Ferizajt rreth 300 mijë euro dhe unë jam i lumtur që investime të tilla i japin kuptim edhe më të mirë jetës këtu dhe në lokalitetet e tjera. Është një fat i mirë që edhe kompania kontrakutese 'Adriani Papenburg' po e shfrytëzon këtë kohë të mirë dhe po i asfalton këto segmete rrugësh. Jam po ashtu i lumtur për bashkëpunimin që kam pas rreth përplotësimit të këtyre nevojave të banorëve të cilat janë të kahmotshme. I falënderoj për bashkëpunimin dhe suksesin e përbashkët për këtë projekt si dhe projektet e tjera të railzuara këtu në fshatin Sojevë”, taha ai.

Edhe Sylejman Syla përfaqësues i fshatit Sojevë ka treguar se asfaltimi i kësaj rruge përmirson dukshëm qarkullimin e banorëve edhe këtë pjesë të fshatit, lidh lagjet në mes vete si dhe Sojevën me fshatrat e tjera të afërta.

Ai ka falënderuar komunën për të gjitha investimet e bëra deri më tani në fshatin Sojevë duke përmendur se infrastruktura moderne tashmë po ndikon pozitivisht në jetën e qytetarëve.

U bë e ditur se banorët e fshatit Sojevë së shpejti do t’i gëzohen edhe rregullimit të një fushe sportive, ndërkaq projektet e ardhshme në këtë lokalitet pritet të jenë të natyrave të ndryshme si ndërtimi i një çerdhe për fëmijët parashkollor dhe zgjerimi i trotuarve dhe hapësirave aty ku ka mundësi por edhe ndriçimi i pjesëve të ndryshme të këtij fshati./InfoKomuna/