Debatohet për zgjerimin e rrugës nga Prelezi i Jerlive - Fshati i Vjetër

FerizajPostuar: 13:42 / 18.01.2018

Organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim edhe më Ministrinë e Infrastrukturës, këtë të enjte është mbajtur debat publik lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme të parcelave që gjendjen në hyrje të qytetit të Ferizajt, në zonat kadastrave: Prelez i Jerlive, Muhovc, Talinovc i Jerlive, Talinovc i Muhaxherëve dhe në Fshatin e Vjetër.

Në bazë të projektit parashihet që rruga të jetë më katër korsi, dy në njërën anën, e dy në tjetër si dhe shiritin mbrojtës, ndërsa do të ketë edhe katër rreth-rrotullime, raporton InfoKomuna.

E nga ana tjetër qytetarët pjesëmarrës në këtë debat kanë parashtruar kërkesat dhe ankesat e tyre, lidhur me shpronësimin e pronave të paluajtshme.

U tha se të gjitha vërejtjet do të merren parasysh në mënyrë që edhe ky projekt i një rëndësie të veçantë të realizohet në kuadër të projektit të paraparë.

Ky ishte diskutimi i fundit sa i përket zgjerimit të segmentit të kësaj rruge. /InfoKomuna/