Diskutohet për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në Ferizaj

FerizajPostuar: 10:45 / 22.03.2018

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Zekir Bytyqi, kanë pritur në një takim Shqipe Breznicën koordinatore e organizatës “Help Kosovo”.

Në këtë takim nënkryetari Ferati dhe drejtori Bytyqi, këtë të fundit e kanë njoftuar në mënyrë detaje lidhur me zhvillimin ekonomik, por edhe për numrin e madh të bizneseve të cilat afarojnë në Komunën e Ferizajt.

Në këtë takim u diskutua gjerë e gjatë edhe për mundësin e bashkëpunimit në të ardhmen për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme në qytetin e Ferizaj.

U bë e ditur se bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt do të vazhdojë edhe në të ardhmen me drejtuesit e organizatës “Help Kosovo”. /InfoKomuna/