Diskutohet rregullorja për orarin e punës së veprimtarive afariste në Ferizaj

FerizajPostuar: 14:27 / 24.06.2019

Kryesuesja Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, ka mbajtur mbledhjen radhës së Komitetit për Politikë dhe Financa, me ç’rast kanë diskutuar edhe disa pika të rendit të ditës.

Para të anëtarëve të KPF-së, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahati Ajeti-Sadiku, ka paraqitur Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitit 2020-2022, ku anëtarët e KPF-së, diskutimet për këtë pikë thanë se do t’i bëjnë në mbledhjen e KK-së.

Në këtë mbledhje u dha propozim-vendimi që të del në diskutim edhe një draft rregullorja për varrezat e reja të qytetit si dhe ofrimin e shërbimeve të varrimit si dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen tyre. Drejtori i urbanizimit, Lulzim Aliu, tha se hartimi i kësaj rregullore ka rëndësi tepër të madhe për shkak të asaj se krijohet edhe një kulturë e mirëmbajtjes së këtyre varrezave.

Anëtaret e KPF-së, kanë thënë se kjo rregullore është më rëndësi të madhe me vet faktin se po rregullohet një çështje e cila gjithmonë ka pasur probleme në Komunën tonë.

Në këtë mbledhje drejtori i pronës, gjeodezisë dhe kadastrit Sabri Murseli, ka dhëne edhe propozim-vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm për pjesën të ngastrës kadastrale 496-3, 499-0, 500-1 dhe 500-2 të zonës kadastrale në Ferizaj.

Poashtu u diskutua edhe për propozim-vendimin për miratimin e Rregullores së Orarit të Punës se Veprimtarive Afariste dhe Veprimtarive të tjera në territorin e Komunës së Ferizajt. /InfoKomuna/